KIEV, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Ushtria ukrainase denoncoi sot shkelje masive të armëpushimit të përkohshëm, dekretuar nga Kievi dhe pranuar nga një shef I rebelëve separatistë prorusë që prej së hënës në lindje të vendit.
Rreth 44 raste të sulmeve të rebelëve separatistë prorusë duke shkelur armëpushimin janë regjistruar gjatë tre ditëve të fundit nga forcat e operacioneve ushtarake ukrianase'', theksoi zëdhënësi, Vladislav Selezniov, në faqen e tij facebook.
Kievi dekretoi për trupat e tij një armëpushim deri të premten dhe një shef i rebelëve njoftoi dje se do të respektonin një armëpushim të përkohshëm dhe do të nisin negociatat me presidentin, Petro Porochenko./ /ec/