KIEV, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, deklaroi sot se forcat qeveritare morën nën kontroll një pikë kufitare të pushtuar nga kryengritësit prorusë në rajonin e Luganskut.
Sipas një komunikate të presidencës, bëhet fjalë për fitoren e parë në operacionin antiterrorist, ku Poroshenko deklaroi rifillimin e tij dje në mbrëmje pasi refuzoi të zgjaste armëpushimin.
Poroshenko përgëzoi ushtarët dhe rojen kufitare që rimorën në kontroll pikën kufitare të Dovjanski. Kontrolli i kufirit është njëri prej objektivave të operacionit ukrainas që synon të pengojë hyrjen në zonat separatiste të njerëzve dhe të materialeve ushtarake nga Rusia./ /G.S/  a.jor.