MARIOUPOL (Ukrainë), 31 gusht /ATSH-AFP/ - Separatistët prorusë, të mbështetur nga Moska po përgatiten për një ofensivë tjetër të madhe në lindjen rebele të Ukrainës pasi Bashkimi Evropian i dha sot një javë kohë Rusisë për të ndryshuar qëndrim, nën dënimin e sanksioneve të reja.
Kriza ukrainase, që ka shkaktuar degradimin më të rëndë të marrëdhënieve mes Moskës dhe Perëndimit që prej fundit të Luftës së Ftohtë ka hapur një etapë të re pas informacioneve të kësaj jave mbi fytjen e trupave ruse në Ukrainë, më shumë se 1 000, sipas NATO-s.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko theksoi dje në Bruksel se Ukraiana dhe Rusia ishin pranë një pike pa kthim.
"Dhe kjo pikë pa kthim, është lufta", nënvizoi ai pas progresit të rebelëve këto ditët e fundit dero në qytetet strategjike pranë bregut jugor të rajonit separatist Donetsk.
"Këshilli Evropian është i gatshëm të marrë më shumë masa në kuadër të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë", deklaroi sot presidenti i Këshillit, Herman Van Rompuy, në përfundim të samitit evropian të jashtëzakonshëm.
Komisioni Evropian u ngarkua për të përgatitur në mënyrë urgjente një sërë sanksionesh të reja. Këto të fundit duhet të paraqitet brenda javës dhe një vendim do të merret në funksion të zhvillimit të situatës", theksoi ai.
"Të gjithë janë koshientë që duhet vepruar sa më shpejt", nënvizoi Van Rompuy.
"Ekziston një vendosmëri e madhe për të ushtruar të gjithë presionin e mundshëm ndaj Rusisë me qëllim që të rikthehet në tryezën e negociatave dhe të arrihet një zgjidhje politike", shtoi Van Rompuy.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se këto sanksione do të prekin veçanërisht sektorin e financës dhe energjisë./
/ec/
/Shqiptarja.com