UKRAINË - Të paktën 14 ushtarë ukrainas mbetën të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në një pikë kontrolli në rajonin e trazuar lindor të Donetskut, duke shënuar kështu humbjen më të madhe e jetëve për forcat qeveritare. Militantë të armatosur rëndë njoftohet të kenë sulmuar në të gdhirë pikën e kontrollit në zonën e Volnovakës. Nuk është e qartë se kush e sulmoi pikën e kontrollit, megjithëse ministri ukrainas i Mbrojtjes tha se sulmi ishte kryer nga “terroristët”, një term ky i përdorur zakonisht nga zyrtarët ukrainas për separatistët pro-rusë. Një oficer ukrainas tha për BBC-në se sulmi nuk ishte kryer nga separatistët.
Kryeministri ukrainas, Arseny Yatseniuk, bëri thirrje për zhvillimin e një seance urgjente të këshillit të sigurisë së OKB-së duke u shprehur se kishte të dhëna për përfshirjen e Rusisë në ngjarje. Sulmi ndodhi tre ditë para zgjedhjeve presidenciale të 25 majit, por votimi në Donetsk dhe Luhansk rrezikohet seriozisht për shkak të kryengritjeve në këto rajone.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com