DONETSK - Të paktën 30 separatistë prorusë kanë mbetur të vrarë deri tani nga luftimet në aeroportin e Donetskut në Ukrainë, sipas kryengritësve. Separatistë të armatosur ditën e djeshme u përpoqën të merrnin nën kontroll aeroportin, tentativë ndaj të cilës Kievi iu përgjigj me sulme ajrore.
Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko, u zotua se do të vazhdonte aksionet “anti-terroriste” në lindje të vendit, duke shtuar se kjo situtë duhet “të zgjaste me orë, jo me muaj” dhe se Ukraina lindore nuk do të kthehej në Somali.
Një përfaqësues i Republikës së Vetëshpallur të Donetskut tha për BBC se të dhënat për numrin e viktimva ishin të sakta. Ndërsa njëri prej kryengritësve tha se trupat ishin dërguar në spitalin e qytetit.
Përplasjet e djeshme nisën pasi militantët separatistë sulmuan aeroportin e Donetskut “Sergei Prokofiev” në orët e para të mëngjesit. Ushtria ukrainase u përgjigj menjëherë me sulme ajrore dhe me trupa me armatime të rënda. Nuk është e qartë se kush e ka nën kontroll aeroportin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com