ANDRIIVKA (Ukrainë), 22 qershor /ATSH-AFP/ - Luftimet vazhdojnë në Ukrainë mes ushtriës dhe kryengritësve prorusë pavarësisht vendosjes së armëpushmit të njëanshëm nga Kievi për të filluar një plan paqeje termat e së cilit janë gjykuar joreale nga Moska.
Mos pranimi i kushteve të paqes për t'i dhënë fund kryengritjes në lindje, ku luftimet mes kryengritësve dhe ushtrisë kanë shkaktuar të paktën 375 të vdekur, erdhi kur SHBA-ja akuzoi Moskën se po armatos rebelët dhe e paralajmëruan ndaj dërgimit të trupave në këtë ish-republikë sovjetike.
Vladimir Putin duket se kërkon të vazhdojë të ushqejë tensionet në krizën më të keqe mes Lindjes dhe Perëndimit që prej luftës së ftohtë duke deklaruar se ka vendosur trupat e distriktit ushtarak në qendër të vendit në gjendje gadishmërie. Rusia kishte konfirmuar më parë se ka përforcuar trupat e saj në kufij me Ukrainën./
/G.S/
/Shqiptarja.com