Situata në Ukrainë paraqitet relativisht e qetë një ditë para zgjedhje presidenciale. Edhe në Sloviansk mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i qetë. Qyteti lindor ukrainas ka qenë epiqendra e aktivitetit të separatistëve pro-rusë, qëkur persona të armatosur zaptuan godinat qeveritare dhe policore të qytetit para më shumë se një muaji.

Sot separatistët që drejtojnë pikat e kontrollit po verifikojnë dokumentet e drejtuesve të mjeteve dhe po patrullojnë në qytetin tashmë të qetë, ndryshe nga dy ditë më parë, kur zjarri i artilerisë dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin gjatë natës dhe disa banorë u zgjuan me bizneset dhe shtëpitë e dëmtuara.

Në fillim të muajit rebelët pro-rusë shpallën fitoren e thellë në referendumin për vetëqeverisje të rajoneve lindore dhe u zotuan për bashkim me Rusinë. Ata u shprehën se nuk do të lejonin votimin në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Perëndimi akuzoi Rusinë se po mbështet separatizmin në lindje të Ukrainës, ndërsa Moska nga ana e saj mohoi ambiciet për përvetësimin e rajoneve lindore rusfolëse në Ukrainë në kuadër të Federatës ruse, që do të ndiqte aneksimin e gadishullit të Krimeas në Detin e Zi pas referendumit që u zhvillua në muajin mars.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)