DONETSK (Ukrainë), 4 mars /ATSH-AFP/ - Një minator u vra dhe 47 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit në një minierë karboni në Donetsk, në lindjen separatiste proruse, në Ukrainë, njoftuan një sindikatë dhe autoritetet separatiste.
"Fati i 47 minatorëve nuk dihet, ata mund të kenë humbur jetën. Në momentin e shpërthimit, 207 minatorë ndodheshin në minierë, 53 prej të cilëve në zonën e prekur. Pesë minatorë me djegie të rënda kanë dalë nga zona e shpërthimit", deklaroi zyrtari i sindikatës së pavarur të minatorëve, Mikhailo Volynets.
Sipas Ministrisë për Situatat e Urgjencës që varet nga autoritetet rebele, të paktën një minator është vrarë.
"Një minator ka humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur. 70 minatorë ndodhen në fund të minierës dhe ne po bëjmë përpjekje për nxjerrjen e tyre në sipërfaqe", deklaroi Iouliana Bedilo, zëdhënëse e ministrisë./
/ec/