UKRAINE- Rajonet rebele në lindje të Ukrainës iu është njohur e drejta për të vetëqeverisur ndërsa luftëtarët pro-rusë të burgosur gjatë konfliktit kanë fituar amnisti, në bazë të një ligji të ri të miratuar nga Parlamenti Europian dhe ligjvënësit ukrainas. Masa e dhënë sot është marrë në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të 5 shtatorit, të nënshkruar nga presidenti Ukrainas Petro Poroshenko. Megjithatë, duhet thënë se kërkesa e rebelëve ishte për një pavarësi të plotë, për krijimin e një shteti të ashtuquajtur “Novorossiya”.
 
Amnistia e luftëtarëve rebelë parashikon lirimin e të burgosurve gjatë luftimeve 5-mujore në rajonet Donetsk dhe Luhansk, por nuk përfshin asnjë masë për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines MH17”.
 
Aktualisht rebelët kanë nën kontroll ndërtesat qeveritare në lindje të Ukrainës dhe jo më larg se një ditë më parë kanë sulmuar aeroportin qeveritar, pavarësisht armëpushimit të brishtë të nisur prej më shumë se 10 ditësh.
 
Parlamenti europian ratifikoi sot marrëveshjen historike kufitare, ndërsa zbatimi i marrëveshjes për regëtinë e lirë, si pjesë të paketës, është shtyrë për në dhjetorin e vitit 2016. Ndërkaq, rebelët pro-rusë janë angazhuar në luftime të rënda me forcat qeveritare në Donetsk dhe Luhansk që në muajin prill, pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë. Të paktën 3 mijë persona janë vrarë dhe mbi 300 mijë janë zhvendosur në 5 muaj konflikt intensiv.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)