KIEV, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Një ish-polic, Valeri Gueletei, ish-shefi i shërbimit të mbrojtjes së personaliteteve publike u zgjodh sot ministër i Mbrojtjes pas miratimit nga Parlamenti të emërimit të tij propozuar nga presidenti, Petro Poroshenko.
Parlamenti miratoi gjithashtu emërimin e një ushtaraku në karrierë, gjeneralin, Viktor Mujenko, arsimuar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe vendosur në Irak në vitet 2003-2004 në krye të shtabit të përgjithshëm. Këto dy poste kyçe janë plotësuar ndërkohë që forcat e armatosura ukrainase janë angazhuar në një operacion antiterrorist në lindje të vendit kundër rebelëve prorusë./
/ec/