Petro Poroshenko
MSOKË, 24 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti ukrainas Petro Poroshenko i kërkoi Moskës hapa konkretë për realizimin e planit të paqes të Ukrainës, në lindje të vendit, sipas zyrës për shtyp të presidencës pas një bisede telefonike të zhvilluar mes Poroshenkos dhe zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden. Sipas Poroshenkos "armëpushimi i shpallur dje edhe nga milicitë duhet të shoqërohet me lirimin e pengjeve dhe me mbylljen e kufirit për të bllokuar hyrjen e mercenarëve rusë në territorin ukrainas". Sipas një drejtuesi separatist ukrainas, rebelët në lindje të Ukrainës do të respektojnë një armëpushim të përkohshëm dhe do të nisin negociatat me presidentin, Petro Porochenko./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com