SLOVIANOGIRSK (Ukrainë), 20 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko njoftoi se një armëpushim i njëanshëm për një javë në Lindjen separatiste do të fillojë sot në mbrëmje për t'i lejuar rebelëve prorusë të dorëzojnë armët.
"Sot, më 20 qershor, duhet të fillojë armëpushimi. Ai do të zgjasë deri më 27 qershor", deklaroi presidenti i ri pro-perëndimor gjatë vizitës së parë në rajonin e Donestkut, një prej bastioneve separatiste ku vazhdojnë luftimet, që prej betimit më 7 qershor.
"Janë mëse të mjaftueshme shtatë ditë për të filluar procesin e çarmatimit, për të nisur vendosjen e një zone tampon përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës", shtoi presidenti duke përmendur dy masa të planit të paqes t ëpublikuar sot.
Plani i tij i paqes prej 14 pikash përfshin aspekte ekonomike, politike dhe për sigurinë.
Ai përmendi gjithashtu garanci për sigurinë e pjesëmarrësve në diskutime, amnisti për ata që dorëzojnë armët dhe nuk kanë kryer krime të rënda, lirimin e pengjeve, krijimin e një zone tampon në 10 kilometra në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Plani specifikon gjithashtu çarmatimin, fundin e pushtimit të paligjshëm të ndërtesave të administratës rajonale të Donetskut dhe Luganskit kontrolluar nga rebelët, organizimin e shpejtë të zgjedhjeve legjislative dhe një program për krijimin e punësimit në rajon.
Qe prej muajit prill, luftimet mes kryengritësve separatistë dhe ushtrisë në rajonin industrial rusofon të Donbassit kanë shkaktuar të paktën 365 të vdekur dhe kërcënojnë unitetin e Ukrainës, ish-republikë sovjetike që do të nënshkruajë një marrëveshje historike asocimi me Bashkimin Evropian më 27 qershor./
/ec/
/Shqiptarja.com