MOSKË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike për situatën në Ukrainë dhe për planin e presidencës së Kievit për dhënien fund të dhunës në juglindje të vendit, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. "Telefonata u krye me kërkesën e Poroshenkos, i cili i njoftoi Putinit mënyrën e realizimit të planit të tij të paqes në juglindje të vendit. Poroshenko theksoi edhe domosdoshmërinë e lirimit të të gjitha pengjeve dhe vendosjen e kontrollit përgjatë kufirit ruso-ukrainas", the presidenca ukrainase. "Putini kërkoi përfundimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Kievit në Donetsk dhe Lugansk", tha nga ana e saj presidenca ruse. Kjo është telefonata e dytë mes presidentëve, pas asaj të 17 qershorit. Ndërkohë, Poroshenko paraqiti edhe planin e tij të paqes për Ukrainën Juglindore në një material prej 14 pikash. Ndërmjet tyre janë çarmatimi, mosdënimin e separatistëve që nuk janë përfshirë në krime të rënda, krijimin e një korridori për largimin e mercenarëve, decentralizimin e pushtetit si edhe ruajtjen e gjuhës ruse nëpërmjet amendamenteve kushtetuese./ a.jor.
/Shqiptarja.com











