Ukrainë, Poroshenko: Nuk do t’i
nënshtrohemi kurrë Rusisë

Ukrainë, Poroshenko: Nuk do t’i<br />nënshtrohemi kurrë Rusisë
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili është disa ditë larg përfundimit të mandatit të tij ka deklaruar sot gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, i cili po viziton Ukrainën disa ditë para përfundimit të mandatit të tij, se Ukraina nuk do t’i nënshtrohet kurrë Rusisë.
 
Ukraina nuk do t’i nënshtrohet kurrë agresionit Rus dhe nuk do të shndërrohet në një vartëse të perandorisë ruse. Kemi ndërtuar një Ukrainë të re, që ndan vlerat demokratike, liritë dhe të drejtat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Poroshenko.
 
Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, presidenti në largim i SHBA-ve, Barack Obama, ka zgjatur edhe me një vit fuqinë e sanksioneve të vendosura nga Amerika mbi Rusinë, për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë Lindore, ku forcat rebele të mbështetura nga Rusia, kanë luftuar për më shumë se tre vite me ushtrinë e Ukrainës.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër