UKRAINË – Poroshenko paraqet para kombit planin e paqes

Petro Poroshenko
KIEV, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, paraqiti sot para kombit planin e tij të paqes për lindjen separatiste duke përfshirë një dialog me rebelët prorusë që nuk kanë kryer as vrasje as tortura, që të arrihet integriteti i vendit.
Moska gjykoi dje se kushtet e paravendosura nga presidenti properëndimor për të zbutur një kryengritje të dhunshme që ka shkaktuar të paktën 375 të vdekur që prej prillit, janë joreale nëse nuk ka pjesmarrje të separatistëve në tavolinën e negociatave.
Ky plan paqeje përfshin gjithashtu krijimin e një zone bllokuese pre 10 kilometrash në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë dhe një koridor për mercenarët rusë duke u lejuar të kthehen në Rusi pasi të kenë dorëzuar armët, u paraqit të premten në internet dhe televizionet lokale./
/G.S/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit