KIEV, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko shprehu sot keqardhje për mbështetjen e pamjaftueshme të Moskës përsa i përket planit të paqes, një ditë para përfundimit të armëpushimit të brishtë që dekretoi në lindje të Ukrainës.
"Plani i paqes për këtë rajon mund të funskionojë vetëm nëse Rusia luan lojën. Deri tani, fatkeqësisht, mbështetja e Moskës nuk ka qenë e mjaftueshme", theksoi ai në një fjalim në Strasburg para Asamblesë parlamentare në Këshillin e Evropës.
"Lufta e pa deklaruar, vazhdon të rëndohet. Bëhet fjalë për mercenarët që kalojnë kufirin rus", theksoi ai.
Është e nevojshme t'i japim fund këtyre fjalimeve antagoniste që janë transmetuar nga media ruse dhe që nuk kontribuojnë për rivendosjen e paqes", nënvizoi ai.
"Ne dëshirojmë të punojmë për paqen dhe mendojmë se duhet të rikthejmë një mjedis të qytetëruar, vetëm atëherë mund të rivendosim besimin. Ne shpresojmë të rivendosim paqen në bazë të një qetësimi të situatës. Paraprakisht, është ndërprerja e dhunës", theksoi Poroshenko. Ukraina dëshiron një armëpushim të zgjatur", shtoi ai.
Përsa i përket përfundimit të njoftuar të armëpushimit, presidenti ukrainas theksoi se për momentin nuk mund të deklaronte vendimin që do të merret nesër./
/ec/