Rebelët prorusë njoftuan sot se kishin nisur tërheqjen e artilerisë së tyre në lindje të Ukrainës, në vendet ku ushtria ukrainase ka bërë të njëjtën gjë, konform asaj që u negociua gjatë bisedimeve në Minsk.

"Ne kemi tërhequr artilerinë tonë në zonat ku forcat ukrainase kanë bërë të njëjtën gjë. Në vendet ku artileria ukrainase nuk është tërhequr edhe ne nuk kemi tërhequr artilerinë tonë", konfirmoi për agjencinë ruse të lajmeve "Interfax", Alexandre Zakhartchenko, kryeministri i Republikës Popullore të Donetskut, shpallur nga separatistët./ATSH/