UKRAINE-Ministria e Mbrojtjes e Ukrainë  ka deklaruar se një helikopter ushtarak është rrëzuar në rajonin lindor të vendit, Donabas.
 
Sipas deklaratës së ministrisë, rrëzimi i helikopterit ka ndodhur afër selisë së operacioneve ushtarake kundër forcave separatise të mbështetura nga Rusia, në Kramators.
 
Ndërkohë nga rrëzimi i helikopterit kanë humbur jetën 5 persona, 2 prej të cilëve janë pjestarë të ekuipazhit e tre të tjerë pasagjerë.
 
Ushtria ukrainase ka rreth tre vite që lufton  me forcat separatise pro-ruse në lindje të vendit, ku si pasojë e këtij konflikti kanë humbur jetën rreth 9,750 persona.