Në Bucha, trupat ruse u përpoqën të digjnin trupat e gjashtë civilëve për të fshehur gjurmët e torturave të shkaktuara mbi ta. Kjo u njoftua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

“Gjatë okupimit të qytetit të Buçës, ushtria e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare, vrau civilë dhe u vu zjarrin trupave të tyre për të mbuluar krimin”, tha Prokuroria.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus