SLAVIANSK - Tre helikopterë të ushtrisë ukrainase të cilët ishin nisur në kuadër të aksionit anti-terrorizëm në qytetin lindor të Slaviansk, janë qëlluar dhe janë rrëzuar nga separatistët pro-rusë, dhe për pasojë dy persona të ekuipazhit humbën jetën, dhe të tjerë u plagosën. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministria e mbrojtjes ukrainase, e cila përmes një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se dy helikopterë u qëlluan me raketa anti-ajrore nga protestuesit pro-rusë gjatë një patrullimi në Slaviansk, duke sjellë edhe vdekjen e dy personave.
Gjithashtu në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës thuhet se një helikopter tjetër që mbante pajisje mjekësore është rrëzuar pas zjarrit nga pro-rusët duke lënë të plagosur pilotin.
Ndërkohë ka reaguar Moska përmes zëdhënësit të presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov i cili tha se Kievi nga veprimet e fundit “ka vrarë shpresën e fundit për paq”, ndërsa e cilësoi nismën anti-terrorizëm si “ndëshkuese”. Ai tha se "operacioni ndëshkues" i montuar nga Ukraina kishte shkatërruar një plan paqeje të miratuar me fuqitë perëndimore dy javë më parë .
Peskov tha gjithashtu se Kremlini ishte "jashtëzakonisht i shqetësuar" pasi ka humbur kontaktet me të dërguarin e Rusisë në Ukrainën juglindore Vladimir Lukin.
Ndërsa lideri separatist në Slaviansk ka bërë të ditur se një pilot ukrainas është marrë marrë peng.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com