Ukrainë- Forcat e armatosura të Kievit kanë hyrë në qytetin e Krasnormeisk në rajonin e Donetskut dhe kanë marrë kontrollin e 4 shkollave lokale ku banorët po votonin referendumin për pavarësi nga Ukraina. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve “Itar-Tass”. Të gjithë personat brenda ndërtesave u shoqëruan jashtë së bashku me fletët dhe kutitë e votimit.
Ushtria gjithashtu mori kontrollin e këshillit të qytetit dhe rajonit të policisë.
Që në orët e para të së dielës në qytetet lindore të Donetskut dhe Luhanskut kanë nisur referendumet për shpalljen e pavarësisë nga Ukraina. Me gjithë thirrjen e presidentit rus Vladimir Putin javën e kaluar për të shtyrë referendumet, pro-rusët vendosën të vazhdojnë në rrugën e nisur.
Sipas korrespondentëve të BBC, situata në këto qytete është kaotike pasi në disa zona nuk ka as regjistër zgjedhor dhe as dhoma votimi. Banorët lejohen të votojnë edhe në zonat ku nuk kanë emrin në listë.
Pyetja e vetme në fletën e votimit është nëse banorët janë dakord për vetëqeverisje të Republikës Popullore të Donetskut dhe Luhanskut. Liderët pro-rusë në këto qytete bënë të ditur se do të mbajnë një raund të dytë në fund të muajit ku do të votohet për t’iu bashkuar Rusisë. Ata shtuan gjithashtu se do të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të Ukrainës më 25 maj.
Ditën e shtunë presidenti ukrainas Oleksandr Turçinov pranoi se pjesa më e madhe e banorëve të lindje të vendit mbështeste militantët pro-rusë, por paralajmëroi se referendumet ishin një hap drejt humnerës.
BE e SHBA gjithashtu kanë dënuar referendumet duke i quajtur të jashtëligjshme.
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com