Ushtria ukrainase po përgatitet të tërheqë topat nga fronti, një nga etapat e çmilitarizimit pas vendosjes së armëpushimit të përgjithshëm sot dhe para se të fillojë negociatat e vështira mbi statusin e rajoneve rusofone në Lindje.

Ndalimi i luftimeve nuk është i plotë, dy ushtarë ukrainas u vranë 24 orët e fundit, por situata në terren është përmirësuar shumë dhe numri i civilëve të vrarë nga bombardimet është zvogëluar ndjeshëm ditët e fundit.

Shenjë e qetësimit janë edhe mbërritja e karvaneve ruse dhe ukrainase me ndihma humanitare këtë fundjavë në Donetsk dhe në Lugansk. Dhe për herë të parë që prej 26 korrikut, një tren me prejardhje nga Kievi mbërriti sot në stacionin e Luganskut.

Pas nënshkrimit të shtunën në Minsk të një plani paqeje me nëntë pika duke ndërprerë luftimet në front dhe duke krijuar një zonë tampon prej 30 kilometrash të gjerë përgjat zonave të luftimit./ATSH/