Gazetari ukrainas, Oles Buzina, i njohur si prorus, u vra sot në Kiev.
Kjo është vrasja e dytë e një figure të njohur gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytetin ukrainas.
"Gazetari Oles Buzina u vra në rrugën Degtiarivska, jo larg qendrës së Kievit", deklaroi në Facebook këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Guerachtchenko.
Ndërkohë, një ish-deputet i parlamentit të Ukrainës, Oleh Kalashnikov, u vra me armë zjarri në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Kalashnikov, 52 vjeç, u gjet i vrarë në hyrje të apartamentit të tij. Kalashnikov ishte anëtar i Partisë së Rajoneve të ish-presidentit, Viktor Janukoviç./atsh/
/Shqiptarja.com