Në Ukrainë u zgjodh sot ministri i ri i Mbrojtjes, i cili menjëherë u shpreh se dëshiron që një ditë të shohë zhvillimin e një parade fitimtare në një Sevastopol ukrainas, në Krime, që u bashkua me Rusinë në mars.
Me vazhdimin e operacionit antiterrorist, presidenti Petro Poroshenko skundërshton "de facto" një armëpushim të mundshëm, të kërkuar nga Berlini dhe evropianët, deri sa kushtet për këtë të plotësohen, kryesisht me marrjen nën kontroll të të gjithë kufirit me Rusinë.
Ky operacion pritet të intensifikohet me ardhjen në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të një ish-polici, Valeri Gueletei, ish-shef i shërbimeve të mbrojtjes së personaliteteve publike, emërimi i të cilit u miratua sot në Parlament.
Gjatë prezantimit të Gueleteit para deputetëve, Porosheno theksoi se "ai duhet të reformojë forcat ushtarake. Ushtria ukrainase ka nevojë për një shef që, me vendosmëri dhe shkathtësi, të zhvillojë reforma urgjente, reforma që do të mundësojnë krijimin e një ushtrie të atillë sa që askush të mos mendojë të projektojë ndonjë agresion kundër këtij shteti"./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com