Ukrainë, zjarr në një depo armësh
evakuohet 20 mijë banorë

Ukrainë, zjarr në një depo armësh<br />evakuohet 20 mijë banorë
UKRAINE-Një depo municioni pranë qytetit Karkiv është përfshirë nga flakët, ku fatmirësisht nuk janë shënuar viktima.
 
Sipas deklaratës së autoriteteve lokale rreth 20 mijë banorë të zonën janë evakuuar për shkak të rrezikut të një shpërthimi.
 
Kryeprokurori ushtarak, Anatoliy Matios, ka deklaruar se hetuesit dyshojnë se zjarri në depon e municioneve është rezultat i një sabotimi.
 
Depoja e municioneve, e cila ndodhet rreth 100 kilometra larg vijës së frontit të konfliktit mes forcave qeveritare dhe atyre separatiste pro-ruse, përdoret për të furnizuar forcat ushtarake të Ukrainës e  posedon mijëra tonelata municion, përfshirë artileri dhe raketa.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh