Indeksi i çmimeve të prodhimit për eksport pësoi rënie për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga INSTAT, në tremujorin e parë 2014 çmimet e eksporteve ranë me 1.5%, ndërsa në tremujorin e katërt të vitit të kaluar kishin rënë me 0.5%. Një ecuri më pozitive ka shfaqur industria tekstile, me rritje të çmimeve 0.6%. Edhe
industria nxjerrëse ka qenë në rritje 0.8% të çmimeve të prodhimit për eksport.