Ministria e Financave ka propozuar rreth 60 ndryshime në ligjin e procedurave tatimore, duke ulur dënimet për kuponat tatimorë, për deklarimin me vonesë për pajisjet fiskale, apo për punonjësit e padeklaruar.

Ndryshimet në ligj u paraqitën në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë nga Ministri Arbën Ahmetaj, i cili tha se janë marrë parasysh rreth 350 kërkesa të bërë nga bizneset.

“Hiqet masa e konfiskimit dhe zëvendësohet me masa proporcionale duke synuar formalizimin nëpërmjet regjistrimit dhe lëshimit të faturës. Ulet dënimi për deklarim me vonesë nga 10.000 lekë në 5.000 leke; Hiqet dënimi për uljen e teprices kreditore; Rishikohen në ulje dënimet për pajisjet fiskale dhe kuponin tatimor, punonjës te padeklaruar; Rishikohen në ulje me qellim zbatimin e parimit të proporcionalitetit të denimit për moslëshimin e faturës; Reduktohen dënimet për mosafishimin e cmimit. Reduktohet dënimi për kompanite certifikuese të deklaratave tatimore; Reduktohet dënimi për mospagesen në kohë te kësteve te Tatimit mbi Fitimin; Mosaplikim i dënimit për punonjësit e papaguar të familjes”, tha Ahmetaj.

Ndryshimet e reja u japin mundësinë bizneseve të vetëkorrigjojnë deklaratat tatimore për tre vitet e fundit, ndërkohë që do të njoftohen për kontrollet e tatimorëve jo më pak se 30 ditë përpara.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com