Ulen normat e interesit,
BSH: Stimul për ekonominë

Ulen normat e interesit,<br />BSH: Stimul për ekonominë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një deklarate për mediat bëri të ditur se BSH do të ulte me 0.25% normën bazë e interesit për lekun, me qëllim stimulimin e ekonomisë.

Kjo lëvizje nga BSH është marrë për të dytën herë brenda një harku kohor prej 3 muajsh. Ndërsa Guvernatori Fullani u shpreh se ky vendim pritet që të reflektohet nga bankat e nivelit të dytë me ulje të interesave për kreditë dhe depozitat në lekë.

“Në bazë të këtij vendimi, interesi i marrëveshjes së riblerjes me afat një javor zbret në nivelin 4.75%”, tha Fullani

Fullani ka garantuar se borxhi publik është në kontroll. Ai shtoi se kërkesa për kredi nga bizneset u rrit me 14%, me gjithë rënien e përgjithshme të kërkesave, duke garantuar se sistemi bankar shqiptar është likuid, i gatshëm për të dhënë kredi. Fullani tha se vendi ka një rritje të moderuar ekonomike.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma