Rastet e reja me COVID, kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 182 raste të reja. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69 qytetar kanë rezultuar pozitiv, nga 3046 testime të kryera në mbarë vendin. Ndërkohë një 73-vjeçare nga Tirana nuk ka mundur që ta fitojë betejën me sëmundjen.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin dhe në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm, duke u kujtuar se muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimin antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
69 qytetarë me COVID, në këto bashki:
21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.
Statistika (09 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,046
Testime totale 932,991
Raste pozitive 133,981
Raste të shëruara 130,439
Raste Aktive 1,082
Humbje jete 2,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 382
Shkodër 161
Vlorë 114
Elbasan 103
Fier 90
Lezhë 63
Durrës 52
Berat 48
Kukës 25
Gjirokastër 21
Korçë 17
Dibër 6