Shifrat ulen në Europë, rriten në Shqipëri/Mjeku Dasho: Ndryshoni masat! Tomini: Është përgjegjësi personale!

Në lidhje me gjendjen e koronavirusit në Shqipëri dhe pikërisht me vdekjen e pacientes më të re ditën e sotme në emisionin "Repolitix" në Report Tv ishin të ftuar mjeku Erion Dasho dhe Eugena Tominit, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP.

Mjeku Dasho jep shpjegimin e rritjes së numrit të  të prekurve në vendin tonë pas hapjes, në krahasim me uljen e shifrave në Itali, vatrën e fillimit të infeksionit në të gjithë botën. Ai thekson se Shqipëria duhet të veprojë me strategji të reja dhe jo këto që përdor, duhet të përdoren masa inteligjente siç janë "hapat", të cilat gjurmojnë personat e infektuar.

"Nëse do të kshim bërë si në Europë nuk do ishte kjo gjendje. Jemi vendi i fundit në Europë për testime. Keni terrorizuar qytetarin, duhet të kemi strategji të sakta. Unë Tominit i kam dhënë program hartëzimi që me 15 mars, të cilin  Norvegjia filloi ta zbatonte pas 2 javësh sepse aty mungon vizioni sepse epidemologjia nuk bëhet me letra. Bota ka nxjerrë hape gjurmuese, kjo u hap në kohën e globalizmit dhe teknologjisë,  kemi të gjithë mundësinë sot t'i përgjigjemi me teknologji moderne dhe jo duke qëndruar deri në 3 të natës në punë. Hapet janë aplikacione të aprovuara, kanë luajtur rol në  Europë. Duhet të veprohet me masat inteligjente, organizative, tekno survejanca epidemiologjike, tele-mjekësia, mjekësia tradicionale dhe mjekësia avangarde", thotë mjeku.

Ai gjithashtu ka theksuar se mënyra e organizimit të familjes shqiptare ka ndikuar sepse një person i prekur shkon në shtëpi dhe infekton vjehrrën apo nënën.

Kurse Tomini i është përgjigjur se më shumë është përgjegjësi personale dhe se Shqipëria ka zbatuar strategji me aq mundësi sa ka vendi. Ajo gjithashtu ka shpjeguar se personat e prekur me simptoma të lehta që kurohen në shtëpi  lidhen drejtpërdrejt me mjekun e familjes e kanë një dokument personal. Sipas saj ndikuan në rritjen e rasteve me COVID hapja e aktiviteteve e ulja e  vigjilencës me njëri-tjetrin.

"Është përgjegjësi individuale. Mjeku i familjes është në komunikim, ata me simptomatikë të lehtë monitorohen nga mjekët e familjes. Ka një dokument për ata që rezultojnë të prekur. ISHP jep të dhëna me shkrim për gjenersalitetetet dhe të dhënat. Personi i prekur nuk vjen dot në ISHP, merret lista e personave të rezultuar pozitivë. Jemi në komunikim me personelin mjekësor", tha Tomini.

Mjeku Dasho gjithashtu theksoi se personeli mjekësor është i patrajnuar, nuk kanë pasur mbikqyrje e janë lënë pa asnjë masë mbrojtëse.

"Duhet t'i kërkoni familje publikut shqiptar për mënyrën se si u veprua deri tani. Duhet të kërkohet falje që i keni lënë pa asnjë pajisje mbrojtëse, që nuk ka pasur trajnime dhe që nuk i keni mbikqyrur. Ka mjekë që thonë se nuk janë trajnuar. Të gjithë mjekët janë pa trajnim", i drejtohet mjeku Tominit.

Dasho thekson se nëse nuk merren këto masa do të ngelet në dorë të virusit të largohet apo jo e jo në dorën tonë.

"Nëse i do qejfi virusit të largohet do të largohet nëse jo do të rrijë këtu. Ka mjekë shqiptarë që ofrojnë ndihmë falas nëpër botë, ka me dhjetëra që ofrojnë ndihmën e tyre", thotë ai.

Tomini theksoi se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë personat që të kalohet nga kjo gjendje.

"Bashkëpunimi, higjiena vetjake, të jemi të gjithë bashkë që të minimizojmë përhapjen'", tha ajo.

Në lidhje me pacienten më të re që ndërroi jetë ditën e sotme, Tomini tha se vuante prej shumë kohësh nga patologjitë e tjera dhe se Covd përkeqësoi situatën duke i shkaktuar vdekjen.

"Ka qenë më shumë se se 3 javë e shtruar dhe dua të theksoj maksimalisht ka qenë para intubimit ku nga patologjitë e saj që ka pasur i kanë dobësuar imunitetin dhe sigurisht që Covid e ka rënduar edhe më shumë situatën. Është rast i hershëm dhe i hetuar me atë gjitha kontaktet në atë kohë", thotë ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton Gwga: 25/06/2020 03:24

    Zgjedhje te lira e te ndershme realizohen nese:ka nje kod zgjedhor qe permbush me saktesi kerkesat dhe eliminon problemet e konstatuara,ka nje administrate zgjedhore te depolitizuar,te afte e te perkushtuar per realizimin e zgjedhjeve e mosdeformimin e vullnetit te shprehur,ka nje vezhgim e ndeshkim shembullore te personave qe do te vene dore ne vullnetin e votuesit si dhe nje çasje te politikes sipas ligjit dhe kontributit real per zgjedhje te lira e me sandarte pamvaresisht se kush eshte fituesi,e kerkohet nje nderghegjsim i votuesit per te votuar programin me te mire,ate qe garanton progres e qeverisje te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja