Niveli i taksave vendore për vitin 2016-të do të ulet në masen 30 % më pak se ato të një viti më parë.
Ky fakt është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj gjatë dëgjesës publike me grupet e interesit për paketën fiskale të këtij viti që u organizua.
Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Lezhës ju ka dhënë ultimatum bizneseve që të paguajnë taksat vendore dhe jo të veprohet siç kanë vepruar më parë.
Në paketen e re fiskale të Bashkisë Lezhë e cila në fakt i referohet edhe ndryshimeve ligjore, janë përjashtuar nga pagesa e taksave dhe tarifave vendore të gjitha grupet me probleme ekonomiko sociale.
Grupet e interesit kanë bërë edhe propozimet e tyre konkrete që do të relatohen në projekvendimin e paketës fiskale, të këtij viti që brenda pak ditësh do të miratohet edhe në Këshillin Bashkiak të Lezhës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com