TIRANE- Një prilli rikthen reshjet e borës në veri të vendit, ndërsa në të gjithë territorin janë vënë re ulje të temperaturave prej 4 gradësh. Sipas sinoptikaneve, ditët e para te prillit do te karakterizohen me mot te çrregullt, reshje shiu dhe temperatura me te ulëta se ato qe përjetuam ne 15-diteshin e dyte te muajt mars.
Gjatë orëve të natës, dhe mëngjesit të sotëm qarku i Kukësit është përfshirë nga një stuhi ere e shoqëruar nga reshje dëbore.
"Era e forte e shoqëruar me shi dhe dëborë ka paralizuar për disa ore lëvizjet dhe aktivitetin e banoreve. Stuhia e forte ka vazhduar për disa ore duke shkaktuar dëme te konsiderueshme ne çatitë e banesave dhe rrëzimin e pemëve ne rruge", raporton vizion plus.
Në zonat e thella malore në mesditë trashësia e borës i kaloi 5 centimetra. Era e forte me shi dhe dëborë ka shkaktuar dëmtime te rrjetit elektrik, duke lënë pa energji zona te tera te Kukësit. Vranësirat e motit, te shoqëruara me ere, kane qene prezent ne gjithë vendin. Reshje te bores dhe ne Puke, ne Diber e Tropoje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com