Ulen tensionet Shkup-Beograd,
kthehet personeli i ambasadës serbe 

Ulen tensionet Shkup-Beograd,<br />kthehet personeli i ambasadës serbe 
Pas bisedës telefonike mes kryeministrit maqedonas dhe presidentit serb, stafi i ambasadës ka filluar që të rikthehet në Shkup.
 
Jo zyrtarisht mësohet se brenda objektit të ambasadës ndodhen tre pjesëtarë të personelit diplomatik dhe pritet që pjesëtarët tjerë të kthehen gjatë ditës.
 
Ndërsa, ambasadorja serbe Dushanka Divjak do të kthehet më 31 gusht, më 1 shtator do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev.
 
Kryeministri Zaev edhe sot përsëriti gatishmërinë e Qeverisë që miqësisht ta zgjidhë problemin me fqinjin serb.
 
“Fjala e mirë dhe miqësia e sinqertë i zgjidh problemet” deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
 
Personali i ambasadës serbe u largua nga Maqedonia pak ditë më parë, ndërsa nga Beogradi u lëshuan akuza edhe për përgjime.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete