Ulet ndjeshëm numri infektimeve me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 48 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orë

Ulet ndjeshëm numri infektimeve me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 48 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Në 24 orët e fundit, numri i infektimeve të reja me COVID-19 në Kosovë ka pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 2.319 testimeve, kanë rezultuar pozitivë vetëm 48 qytetarë. Ndërkohë që 6 të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 8.903 raste aktive. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar nga virusi 903 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 147.347.

9.146 doza të vaksinës anti-COVID  janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit. Prej fillimit të pandemisë në vend janë vaksinuar 1.176.154 qytetarë, ku 441.622 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.

Fatkeqësisht, numri i viktimave nga COVID-19 në të gjithë vendin ka shkuar në 2.905, ndërkohë që ai i infektimeve është 159.155.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon