Ulet ndjeshëm numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 25 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 25 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë është ulur ndjeshëm numri i infektimeve nga COVID-19.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 25 raste pozitive dhe është raportuar 2 viktimë.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 196  gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.939, ndërkohë që ai i viktimave është 2.226 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para.

Disa ditë më parë në vend kanë mbërritën 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë