Ulet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! 10 humbje jete dhe 173 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit

Ulet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! 10 humbje jete dhe 173 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19 10 persona, ndërsa janë regjistruar 173 raste të reja. Numri i infektimeve ashtu edhe ai i viktimave ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit.

Në kuadër të vënies “nën  kontroll” të pandemisë, qeveria e Kosovës ka vënë sërish në fuqi masa anti-COVID, ndërsa vaksinimi masiv vijon.  Gjatë 24 orët e fundit, numri i pacientëve që kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin është  2,261.

Ndërkohë numri total i infektimeve ka shkuar 159,107, ndërsa ai i viktimave është 2,899 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.  

Tashmë “armiku” kryeso i kësaj beteje me pandeminë, është varianti delta, jo vetëm për Kosovën, por për te gjithë botën për shkak të përhapjes së tij të shpejtë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë