Tetë janë rastet e reja me COVID-19 për sot në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 200 testet e kryera në 24 orët e fundit vetëm 8 tamponë kanë rezultuar pozitive me COVID19.
Për t'u evidentuar është fakti se prej 3 javësh nuk kemi humbje jete, ndërkohë që 79% e personave të prekur tashmë janë shëruar. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër.
Berati zone e gjelber qe ka te infektuar aktiv sa me shume se Shkodra
Përgjigju