Pavarësisht konfirmimit të pranisë së variantit Delta, sërish situata me pandeminë në vend duket e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja infeksioni, 15 më raste më pak se një ditë më parë.
Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh.
Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë.
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të frenuar përhapjen e COVID.
Statistika (02 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,762
Testime totale 906,676
Raste pozitive 133,146
Raste të shëruara 130,256
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 169
Elbasan 59
Lezhë 35
Shkodër 33
Vlorë 32
Kukës 31
Fier 24
Berat 22
Korçë 12
Durrës 10
Gjirokastër 6
Komente

