TIRANË- Në të gjithë vendin, në 24 orët e fundit raportohen për 56 persona të infektuar me COVID-19, kjo një rënie e ndjeshme të numrit të të prekurve në raport me një ditë më parë ku u regjistruan 216 raste të reja. Është shënuar dhe një humbje jete, një 69-vjeçar nga Berati.
Që prej fillimit të gushtit, numri i personave të infektuar në 24 orë ka qenë më tepër se 100. Kjo e hënë shënon në këtë mënyrë pothuajse shifrat më të ulëta të regjistruar që prej fillimit të muajit.
Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.
Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 56
Të shëruar në 24 orë 370
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 309
Testime totale 1,959,469
Raste pozitive 327,425
Raste të shëruara 320,621
Raste Aktive 3,222
Humbje jete 3,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,460
Fier 341
Elbasan 265
Durrës 227
Shkodër 220
Korçë 200
Vlorë 169
Gjirokastër 117
Berat 89
Lezhë 69
Dibër 54
Kukës 11