Ulet numri i viktimave, 493 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

 Ulet numri i viktimave, 493 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Spitali infektiv

Këtë të dielë është ulur numri i viktimave të shënuara nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton 493 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID, të moshave 64- 85 vjeç.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana,  1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve".

Në 24 orët e fundit janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë. 

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në  Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë,  Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë,  11 raste në Durrës,  9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë,  Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë". 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. 

Ministria ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. 

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital". 

Statistika (28 Mars 2021) 
Raste të reja ditore        493
Të shëruar në 24 orë     557
Të shtruar në spitale      327
Humbje jete në 24 orë   6
Testime ditore                2993 

Testime totale            551,307
Raste pozitive             124,134
Raste të shëruara        89,456
Raste Aktive                 32,468
Humbje jete                  2210 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë   22205
Fier      2641
Durrës    1365
Vlorë     1231
Shkodër   1236
Gjirokastër  1284
Korçë     797
Lezhë     497
Elbasan  405
Kukës     369
Dibër    327
Berat     111

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?