Ulet numri i viktimave nga COVIOD-19 në Kosovë, 506 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ulet numri i viktimave nga COVIOD-19 në Kosovë, 506 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Ulet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 506 persona dhe janë raportuar 5 humbje jete.

Në raport me ditët e fundit është vënë re një ulje e ndjeshme e numrit të viktimave.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 761 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Mitrovicë 56 raste, Ferizaj 51 raste, Gjilan 49 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 31 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Gjakovë 26 raste, Vushtrri 25 raste, Prizren 15 raste, Rahovec 12 raste, Viti 12 raste, Leposaviq 11 raste, Drenas 10 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 9 raste, Obiliq 9 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Skenderaj dhe Istog.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 102.742, ndërkohë që ai i viktimave ëshë 2.105 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.

Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura