Ulet nurmi i lindjeve në Kukës, shkak varfëria e emigracioni

Në rrethin e Kukësit ikja e familjeve sidomos i çifteve të reja me synim marrjen e azilit në Gjermani, ka sjellë një ulje të numrit të lindjeve gjatë vitit të kaluar.
 
Këtë e dëshmon edhe treguesi i lindshmërisë që ka një tendencë rënie të vazhdueshme.
 
Gjatë vitit 2015 numri i lindjeve në Kukës ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar më vitet e fundit që gjithnjë ka pasur lindshmëri të lartë.
 
Sipas ekspertëve, në vitin që lam pas pranë materniteit të Kukësit kanë lindur 660 fëmijë numër ky i ulët krahasuar me vitin 2014.
 
Ekspertët thonë se kjo ulje e lindshmërinë lidhet me kushtet ekonomike si dhe me emigracionin dhe zonat më të prekura janë Shishtaveci dhe Topojani.

Shqetësuese është rënia e numrit të popullsisë rezidente, që ka të bëjë me migirmin dhe emigrimin e pjesës më aktive të popullsisë.

Të dhënat bëjnë të ditur se në Kukës ka një reduktim në masen 23% të numrit të banorëve dhe zonat rurale janë të prekuar në masën 34%.

Në total nga Kukësi, prej muajit shkurt deri në gusht të 2015-të, kanë ikur mbi 7 mijë persona të cilët kërkuan azil në Gjermani.

Ndërkohë që ende nuk dihet numri i saktë i të rikthyerve.


 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët