Bordi i Transparencës ka ulur me 6 lekë cmimin e naftës dhe nga dita e sotme do të shitet me 226 lekë/litri, nga 232 lekë/litri që ishte më parë. Edhe çmimi i benzinës ka rënë me 5 lekë dhe do të shitet me 211 lekë/litri. Ndërkohë gazi mbetet i pandryshueshëm dhe vijon të shitet me 81 lekë për litër.

Bordi i Transparencës në datë 22 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: 
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 214 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                  Ishte                 Bëhet
Nafta     232 lekë/litër    226 lekë/litër
Benzina 216 lekë/litër   211 lekë/litër
Gazi        81  lekë            81  lekë