Shqipëria ka bllokuar importin e mishit të pulës nga të gjitha shtetet fqinje. Autoritet doganore kanë marrë urdhër nga Ministria e Bujqësisë për të ndaluar çdo ngarkesë me mish pule importi si dhe bllokimin e shpendëve të gjallë.
Pas shfaqjes së rasteve të para me gripin e shpendëve, inspektorët e AKU janë stacionuar në pikën e kalimit kufitarë të Morinës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Inspektoret ndjekin zbatimin e këtij vendimi duke kontrolluar te gjitha mallrat qe hyjnë ne Morinë.
SHKODRA
Në doganën e Hanit te Hotit që lidh vendin tonë me Malin e Zi ka mbërritur urdhri i Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e importit të shpendëve. Aktualisht nuk po kryhen kontrolle nga AKU, por doganierët janë udhëzuar të njoftojnë AKU-në në rast se do të konstatohen kamionë me shpendë apo produkte të mishit të pulës.
KORÇË
Po kështu edhe në Korçë, ku ndodhen tre pika doganore, Kapshtica Qafë-Thana dhe Gorica po zbatohet udhëri i Ministrisë për të mos lejuar importimin e shpendëve apo produkteve të mishit që vijnë nga Greqia dhe maqedonia e Veriut. Drejtori i AKU ne Korce Adham Papadhami tha se deri më tani nuk është ndaluar asnjë ngarkesë, por nëse konstatohen do të kthehen në vendet e origjinës.
DURRËS
Ndryshe është situata në portin e Durrësit, ku vazhdon normalisht importi i mishit të pulës. Drejtori i AKU-së Ron Shqopa në një komunikim telefonik për Report TV tha se nuk ka ende udhëzim nga ministria e bujqësisë për të bllokuar këto produkte, ndërsa në pikën e kontrollit të portit detar ngarkesat me mish pule i nënshtrohen analizave në laboratorin ushqimor.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia në Porto Romano, arrestohet në Morinë njëri prej organizatorëve
26 Janar, 11:16
-
Shkodër/ Arrestohet 34 vjeçari akuzohet se është kultivuesi i 4 miniparcelave me kanabis
26 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Korçë/ La shtatzënë 13-vjeçaren, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 21-vjeçarit, familja kërkon ta lirojnë: Kemi nusen me foshjen në shtëpi
25 Janar, 19:40
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Durrës/ Kryenin vjedhje në automjete, lokale e banesa, arrestohen 2 persona
25 Janar, 13:30
-
Shkodër/ Dhunuan 62-vjeçarin për një vendparkimi, gjykata cakton arrest me burg për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin! Avokati: S'ka akuza për çështje të tjera
25 Janar, 09:41
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55