TIRANË - Ministri Arben Ahmetaj ka bërë dje me dije se Qeveria po merr në konsideratë mundësinë e uljes së TVSH-në sektorin e Turizmit. Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit mund të ulet deri në 8% apo 5%, në varësi të konsultimeve me institucionet përkatëse.
“Qeveria ka marrë vendim akoma jo në rrugë aktesh që të bëjë ndryshimet në ulje të TVSH-së ndoshta 10%, ndoshta 8%, ndoshta dhe 5%. Është duke u bërë një analizë dhe një debat brenda strukturave fiskale dhe pastaj kuptohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do bëj propozimin”, tha Ahmetaj.
TVSH në sektorin e Turizmit, në vlerën e 20 për qind e cilësuar si mjaft e lartë krahasuar me vendet fqinje por edhe me të tjera të Evropës do të ulet.
Dekreti
Deklaratat u bënë nga Ahmetaj gjatë diskutimeve të dekretit të Presidentit të Republikës, i cili kishte kthyer për rishqyrtim projektligjin për Turizmin. Ministri i Ekonomisë mbrojti draftin duke përkufizuar si të paqëndrueshme argumentet e Presidentit. Deputetët në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese rrëzuan dekretin e Presidentit duke lënë në fuqi draftin e propozuar nga Qeveria.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, duke iu referuar argumentimit të Presidentit se ky projekt ligj bie në kundërshtim me prokurimet publike, tha se nga ky proces përjashtohen vetëm projektet për promovimin e Shqipërisë jashtë vendit.
“Kemi dashur me kohë po nuk arrijmë dot sepse na ka penguar ligji prokurimit, të bëjë promovimin e Shqipërisë në disa televizione në Çeki, Poloni, Suedi, e kemi të pamundur, nuk gjejmë dot një instrument ligjor të saktë. Zonat me përparësi turizmi vendosin administrim të centralizuar për sa i përket zhvillimit të turizmit dhe nuk cenon asnjë të drejtë të pushtetit vendor”, tha ministri.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO