Ulëz,banorët protestë për shitjen
e HEC-eve: Bojkotim zgjedhjeve
Një ditë para mbylljes së kontratës me kompaninë turke KURUM, e cila do të votohet të hënën në Parlament, banorët e komunës Ulëz në Mat kanë protestuar në lidhje me shitjen nga ana e qeverisë së 4 hidrocentraleve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz, Shkopet.
MAT - Një ditë para mbylljes së kontratës me kompaninë turke KURUM, e cila do të votohet të hënën në Parlament, banorët e komunës Ulëz në Mat kanë protestuar gjatë ditës së sotme në lidhje me shitjen nga ana e qeverisë së 4 hidrocentraleve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz, Shkopet.
Banorët, ish-punëtorë të HEC-eve, kërcënuan se nëse do të mbyllet përfundimisht kontrata atëherë do të bllokojnë rrugën nacionale Burrel-Tiranë dhe do të bojkotojnë zgjedhjet më 23 Qershor. Ata shprehen se kanë prona pranë HEC-eve.
Korrespondenti i televizionit A1 REPORT, Daniel Shehu, informoi nga vendngjarja se sindikata e punëtorëve e kishte paralajmëruar dje këtë tubim, i cili u zhvillua sot në qendër të Ulzës. Me qindra banorë, edhe nga zona e Milotit dhe e Laçit kundërshtuan me forcë shitjen e HEC-eve.
I pranishëm në këtë tubim ishte edhe deputeti i zonës i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi i cili i premtoi banorëve se grupi socialist do të kundërshtojnë privatizimin me çmimin që do t’i shesë qeveria,
por edhe specialistë të hidrocentraleve të Ulzës e Shkopetit, cilët shprehen se qeveria ka abuzuar me tenderat.
Sipas korrespondentit, shoqata e punëtorëve në hidrocentralin e Ulzës ka paralajmëruar se në të ardhmen, mund të intesifikojnë tubime të tjera. Ndërkaq, nuk ka pasur incidente apo konfrontime me forcat e policisë.
Para tre ditësh në Komisionin e Ekonomisë u miratua vetëm me votat e mazhorancës lidhja e kontratës me kompaninë turke KURUM, e cila fitoi tenderin për blerjen e tyre, ndërsa nesër Parlamenti do votoje për përmbylljen e kontratës, e cila kërkon 80 +1 % të votave. Opozita e ka kundërshtuar privatizimin e HEC-eve, e cila më 28 shkurt të këtij viti bojkotoi mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.
Ndërsa përkundrejt akuzave të Partisë Socialiste, zv/ministri i Energjetikës, Eno Bozdo ka deklaruar se 4 HEC-et po privatizohen me çmim 10 herë më të lartë se 15 hidrocentralet e privatizuara në kohën e socialistëve.
Kontrata me kompaninë turke, u nënshkrua pak javë më parë nga Ministria e Ekonomisë, ku KURUM ofroi shifrën prej 109.5 milionë euro.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptatja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë
22 Janar, 15:46
-
Edison Ypi: Paradoks
22 Janar, 15:42
-
Rubio: Paqja në botë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara
22 Janar, 15:41
-
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
22 Janar, 15:33
-
Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA
22 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
'Ka vetëm dy gjini', DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia 'X' në pasaportë
22 Janar, 15:30
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri (VIDEO)
22 Janar, 14:48
-
Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca
22 Janar, 14:37