Taulant Balla, nenkryetar i grupit te PS-se, duke folur ne Kuvend
TIRANË, 26 Shkurt/ATSH-Anila Struga/.- Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, denoncoi sot në Kuvend sulmin, që sipas tij, po i bëhet ministrit të Shëndetësisë nga ana e grosistëve të barnave, në bashkëpunim me deputetët e opozitës, pas vendimit për ulje të çmimit të ilaçeve.
"Denoncoj sot një sulm të mirëkoordinuar nga SHQUP-i (selia e Partisë Demokratike), qe jane te shqetësuar nga ulja e çmimit të barnave, tashmë 30%, më të ulëta nga 1 janari 2015. Po pse SHQUP-i është kaq i shqetësuar dhe deputetë të tij organizojnë sulmin në bashkëpunim me kompanitë grosiste kundër ministrit? Pasi keto kompani janë të regjistruara në listën e sponsorëve të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit. Shqetësimi i grosistëve lidhet me uljen e fitimit, si pasojë e uljes së çmimit te ilaceve, ndaj ata janë ulur tek SHQUP-i dhe po përdorin deputetët e tij për të sulmuar ministrin e Shëndetësisë. Ju jeni deputetët e grosistëve", iu drejtua Balla deputetëve të djathtë në parlament.
Në reagimin e saj, deputetja demokrate Albana Vokshi "e quante të pavërtetë dhe të manipuluar" uljen e çmimit të barnave te deklaruar nga qeveria. /a.ke/