Ulja e çmimit të energjisë elektrike, Rama: Për 3 vite do e bëjmë Shqipërinë vend me sovranitet energjitik

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në ambientet e OSHEE-së çmimin e ri të energjisë elektrike që do ulet në 8.4 lekë nga 1 shkurti deri në 31 dhjetor 2025. Rama u shpreh se u deshën disa vitesh reformash që Shqipëria të arrijë në këtë vendim sot për uljen e energjisë elektrike.

Megjithë burimet natyrore, Rama thotë se Shqipëria nuk është ende një vit sovran, teksa thekson se për 3 vite do jemi një vend i tillë me fuqi eksportuese të energjisë në vendet europiane. 

'Sot flasim për mbi 300 mgë prodhim që bazohet te politika jonë e mbështetjes për diversifikimin e portofolit për kthimin ë Shqipërisë në eksportues neto të energjisë. Ka 500 mw. Por më e rëndësishme, sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 mw energji diellore. 1.3 giga. Që do të thotë në total do arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit. Kam parasysh diellin dhe 300 mw energji ere. Projekte tanimë të futura në proces. E rëndësishme për faktin që ndryshe nga çthonë ata që nuk dinë ç’thonë dhe që rrokanisin kokën e opinionit publik me teorinë që ne kemi energji për vete.

Në vitet e mira hidrike mbulojmë vetëm 75% të nevojave. Prandaj nuk jemi sovran akoma. Por ama sot jemi 3 vite larg të sovranitetit energjitik. 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet për të kompensuar. Plus riciklimin hidrik të energjisë së pompimit që po e zbatojmë në Shqipëri në bashkëpunim me 7 kraftin për Devollin do na bëjnë të jemi sovran. Në vite jo të mira hidrike e kemi 65% prodhimit. Jemi të varur nga krizat. Sot u themi shqiptarëve, u deshën vite por ne ja dolëm të themi që ata shpenzojmë deri 700 kwh do kenë një ulje. Mos harroni në 2019, mbyllja e fazës së parë për sovranitetin energjitik. Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 mln kwh, në natën e vitit të ri. Sot 22mln kwh është normaliteti. Në pikë shkojmë 28 mln. Dhe piku nuk e kemi më për vit të ri, por edhe në periudhën e verës për rritjen e turizmit. Edhe në dhjetor-janar. Shqipëria është një vend tjetër', tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur