Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që sot të dalin në një protestë pasi sipas tyre duhet të krijohet një komision mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata ish luftëtar që nuk trajtohen me pension.

Po ashtu, shkak për këtë protestë është bërë edhe një paralajmërim i qeverisë së Kosovës për ulje të vlerës së pensioneve për veteranët.

Protesta pritet që të mbahet përpara godinës së qeverisë së Kosovës në të cilën pritet që të marrin pjesë qindra ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)