"Tashmë jemi në prag të stinës së dimrit dhe virozat e stinës kanë mbushur qendrat shëndetësore. Kjo është situata në qendrën shëndetësore 6, në kryeqytet."
Deri në 30 vizita në ditë kryhen vetëm në poliklinikën nr 6. Mjekja e familjes, Luiza Metani thotë se problemet e traktit të sipërm respirator, por dhe të aparatit tretës dominojnë shqetësimet e pacientëve.
"Në periudhën e ndryshimit të temperaturave është shumë e zakonshme që të sëmuremi nga virozat e stinës që më shumë kanë prekje të sistemit respirator. Simptomat janë dhimbje koke, kollë e thatë e vazhdueshme dhe personat që mund të bëjnë komplikacione janë pacientët kronikë me sëmundje të zemrës, të mushkrive, persona me astmën bronkiale , persona me diabet. Mund të jenë viroza të natyrës virale apo bakteriale. Personat më të prekur janë fëmijët nën 5-vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe dy javë pa lindjes dhe peronat me imunitet të ulët. Zakonisht këto viroza kalojnë vetë ose kanë nevojë për mjekim që zgjat një deri në dy javë", tha Metani.
Më të prekurit nga virozat janë grupet e rriskuara, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna. Nuk mungojnë edhe rastet më të rënda që sipas mjekëve shoqërohen me mbivendosje bakteriale.
"Por në disa raste kur ka mbivendosje bakteriale kërkojnë mjekim më specifik", tha Metani.
Mjekët këshillojnë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë vizitat tek mjeku i familjes.
"Të eliminojnë grumbullimet e panevojshme. Rekomandojmë larjen e shpeshtë të duarve dhe sa më shumë lëngje. Vetëm në rastet që këto viroza kanë edhe mbivendosje bakteriale , patjetër që kërkohet dhe mjekim specifik dhe antibiotik", tha Metani.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Beteja në PD për anëtarët e KZAZ, cilën listë duhet të regjistrojë KQZ?
-
Berishës
17.5%
-
Alibeajt
74.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1373
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Dy të rinj sherr me disa persona të tjerë në Kamëz, dërgohen në spital
27 Janar, 21:30
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Veliaj: Ditë historike, popujt duhen bashkuar dhe jo përçarë
27 Janar, 14:46
-
Kishin organizuar lojëra të paligjshme fati në Tiranë, 5 persona në pranga! Sekuestrohen më shumë se 900 mijë lekë dhe 7 kompjuterë
27 Janar, 14:06
-
U merrnin 30-50 mijë lekë farmacive që bënin kontrabandë, në pranga 2 zyrtarët e Agjencisë së Barnave, njëri djali i ish prokurorit! Në kërkim kolegu i tyre
27 Janar, 11:38
-
EMRI/ Po lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 60-vjeçari në Vorë
27 Janar, 09:09
-
Tentativë grabitje në Tiranë, plagoset me thikë 29-vjeçari te sheshi ‘Skënderbej’ (EMRI)
27 Janar, 08:11
-
Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Ky do jetë viti i investimeve të mëdha në sport për një qytet të shëndetshëm
26 Janar, 19:33
-
U aksidentua me shoferin pa patente, efektivja e policisë: Jam pak e rënduar! Shpellarëve u them se gjarpri është mirë
26 Janar, 18:38
-
Mashtronte qytetarët duke u premtuar kontrata pune në vendet e BE-së, arrestohet administratorja e agjencisë turistike! E dënuar me 2 vite e 4 muaj burg
26 Janar, 16:43
-
Kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi takon qytetarët: Taksat janë të larta, nuk ka parqe, parking dhe hapësirat publike janë të zëna
26 Janar, 15:41
-
Vendosnin gjoba 30-50 mijë lekë që të mos ndëshkonin farmacitë që kryenin shkelje, ndalohet punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Barnave! Në kërkim kolegu
26 Janar, 13:20
-
Plagosi me thikë 40-vjeçarin në një lokal në ‘ish- Bllok’, arrestohet njëri nga autorët! Tjetri ende në kërkim
26 Janar, 12:16